KreuCelebrity

Julian Deda sherr me Mira Kazhanin: “ Gjejini një burrë asaj…“!

Ka qenë një shkrim I Mira Kazhanit për protestën në zonën e Astirit ai që ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit të humorit Julian Deda. Gazetarja e cilësonte një veprim që në “ kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë“.

Aktori reagoi menjëherë ndaj këtij qëndrimi duke e përcjellë pakënaqësinë e tij me një status në profilin e vet ku thoshte: “Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.Mira I ktheu përgjigje po përmes rrjeteve sociale “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”, shkroi ajo. Por edhe Juli nuk u ndal me aq. Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook, edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty,” ka qenë komenti I tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF