KreuCelebrity

“Divorcohuni”: Zbulohet letra që Mbretëresha Elisabeth i ka dërguar Dianës në vitin 1995

 

Martesa e Dianës me Princin Charles pati probleme që në nisje të saj, dhe siç Princesha e Wellsit ka rrëfyer në intervistat e saj, arsyeja ka qenë mungesa e vëmendjes nga ana e Charles si dhe marrëdhënia jashtëmartesore vazhdueshme që ky i fundit ka patur me Camillan.

Në vitin 1995 Diana pranoi për herë të parë në publik se martesa e tyre është në krizë të vazhdueshme dhe se dyshja janë në fund të kësaj marrëdhënie.

Në një intervistë të vitit 1995 me gazetarin Martin Bashir, nëna e William dhe Harry shokoi publikun kur tha hapur në televizion se martesa e saj nuk ka më rrugëdalje.

Sipas Express, ekspertja mbretërore Angela Mollard ka rrëfyer se ishte Mbretëresha Elizabeth ajo që i tha së pari Dianës se duhet të divorcohej nga Princi Charles dhe t’i jepte fund marrëdhënies së tyre problematike para se gjërat të përkeqësoheshin.

Nëpërmjet një letre personale, thuhet se Elisabeth i ka ka shkruar Dianës; “Duhet të divorcoheni”!

Martesa e Dianës dhe Princit Charles mori fund zyrtarisht në vitin 1996.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF