Ishte një ditë e vecantë kjo e sotmja për Aurela Gacen. Këngëtarja festoi ditëlindjen e së bijës, Grace, e cila mbushi 8 vjec. Dhe mami I kishte rezervuar një dedikim shumë të ndjerë në rrjetet sociale ku postoi një foto të fundit në krah të vogëlushes së saj. “8 vite me ty pasuria ime. Edhe 100 vite të kesh o kuptimi i jetës sime. Grace 8 vjeç, hiri i perëndisë”, ka shkruar Aurela.
Është e pamundur të mos vihet re në këtë foto ngjashmëria e madhe e Grace me të ëmën. Megjithatë, kjo nuk është vetëm në pamjen e jashtme; vogëlushja është shumë e lidhur me Aurelën të cilën e shoqëron dhe në palestër, e madje edhe stërvitet me të.



















