Vera Grabocka nuk poston shpesh foto të së bijës ( ndoshta kështu e ruan nga syri i keq), por e bën ama, i le të gjithë pa fjalë! Vajza e vetme e regjizores së njohur dhe aktorit tejet të vlerësuar Timo Flloko, është një mishërim i vërtetë joshjeje dhe elegance. Megjithatë, në foton e fundit, nuk e dime perse po na duket edhe më e bukur se përpara!
Se për cfarë rasti e postoi Vera këtë foto të së bijës, kjo për momentin do të mbetet e veshur me një lloj misteri, por ndoshta nuk kishte ndonjë arsye të fshehur, dhe fotoja ishte thjesht tepër e bukur dhe e meritonte te ndahej me të gjithë, ashtu sic ishin dhe ato te postuara nga Lili Ismaili.



















