Ka ndarë disa foto mjaft të bukura nga rinia e saj Teuta Krasniqi, të cilat lidhen me vdekjen e parakohshme e tragjike të regjisores Arzana Kraja. Aktorja ka mbetur thellësisht e dërrmuar nga ky lajm. Në fotot e realizuara vite më parë, ato shihen të dyja të përqafuara, dhe fakti që kanë qenë mikesha e bën të shumëfishohet dhimbjen e saj.
“ Zemër, nuk mund ta besoj që ike….gjithmone jam mundur ta shpreh dashurinë e vecante që kam pasur për ty, por nuk e di a arrit ta mësosh se sa mirënjohëse kam qenë gjithmonë për shoqerine tende. Kaq shumë më ke dhënë prej miresise e urtesise tende… Mbetem pa e pi kafen e planifikuar dhe pa e bërë filmin që e kishim menduar që para 12 vjetësh… shume ke dhënë prej shpirtit tënd te mire dhe gjithmone do të të mbaj ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie!“, është mesazhi I dhimbshëm I Teutës.



















