KreuCelebrity

“Nuk njoh një njeri të vetëm të të afrohet për së largu”; dedikimi i Granit Xhakës për të ëmën na emocionoi!

 

Nëna e dy futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka feston sot ditëlindjen dhe njëri prej djemve të saj i ka kushtuar një dedikim të gjatë në rrjetin social Instagram, ku shpreh gjithë vlerësimin e mirënjohjen që Graniti ka për të ëmën.

Në fakt dy të telentuarit e fushës së blertë e kanë shprehur përherë se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tyre, gjë që përkthehet në çdo varg që më i madhi prej Xhakajve ka hedhur në këtë urim:

 

 

Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time.❤️

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do të shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do të mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do të arrij dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrenjtë në jetën time”. Graniti prej disa muajsh është baba i një vajze të quajtur Ayana dhe me siguri tani e kupton akoma e më shumë vlerën e prindërve”; ka shkruar Graniti në urimin publik për të ëmën, për të cilin zonja Xhaka nuk mund të mos i jetë çuar zemra peshë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF