KreuCelebrity

Angela Martini  e pranon; “Po, kam qenë e lidhur me bashkëshortin e Kim Kardashian”!

 

Angela Martini ndodhet në Shqipëri për të promovuar librin e saj të parë të cilin e ka titulluar “Dashuri, shpresë, dritë”.

Mbrëmjen e kaluar bukuroshja ishte e ftuar në programin “Soiree”, ku ndër të tjera ceku edhe thashethemin që ka qarkulluar disa vite më parë, se Angela ka patur një romancë me bashkëshortin e Kim Kardashian, Kaney West.

Ndonëse asokohe Martini preferoi të mos bënte asnjë deklaratë rreth këtyre zërave, këtë të mërkurë përballë moderatores Jonida Shehu, modelja e pranoi pa hezitim se e vërtera është se ajo ka patur një romancë me reperin e famshëm.

“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e pyeti moderatorja Jonida Shehu gjatë intervistës.

“Po. A të thashë që nuk e kam problem me të thënë?”- tha Angela krejt spontanisht.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF