Cili nga ne nuk e ka pyetur të paktën një herë veten se pse Ardit Gjebrea, një prej kantautorëve më të mirë shqiptar, nuk krijon më këngë?!
Në fakt prej disa ditësh ndjekësit në instagram i kanë bërë një lutje publike Gjebreas në llogarinë e tij në instagram, ku ‘njëzëri’ të gjithë duan rikthimin e artistit me një nga perlat e produksionit Jon, “Dimëroj”.
Dhjetra komente me hashtagun #rikthedimëroj, duket se e vunë Arditin me ‘shpatulla pas murit’ dhe për të gjithë dashamirësit e kantautorit Gjebrea ai dha një lajm të mirë nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Më bombarduat. Më vutë në pozitë të vështirë, por edhe më lumturuat. Në fakt, ky është një tast që kur shtypet – dhemb. Është ajo që më mungon më shumë, por përditshmëria më skllavëron me orët që nuk më dalin. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqen të rikthehem te të dikurshmet pasi motivohem: Shih përpara! Dhe duke parë dëshirën tuaj për rikthim të paktën me një këngë, do e mendoj seriozisht dhe me dashuri, jo thjesht në kuadër të të dielës apo ‘Këngës Magjike,’ por enkas. Veç më jepni pak kohë. Xhan ju!”; ka shkruar Arditi në një postim në instastory dhe ne mezi po presim të gjithë të shohim një krijim të ri nga artisti Ardit Gjebrea



















