Princi William ka marrë pjesë në një gala humanitare ku u shfaq mjaft elegant.
Po në të njëjtin event ka qenë e pranishme dhe Rita Ora me të ëmën, të cilat kanë pasur një takim mjaft të përzemërt me William.
Ai e ka përshëndetur Ritën me një puthje në faqe, dhe nga fotoja të paktën, duket që ajo “ po fluturon“ nga gëzimi!
Duka i Cambridge, është njëri prej personave që ka marrë pjesë më së shumti në Galanë Humanitare, e cila ndihmon të rinjtë të arsimohen, trajnohen e punësohen. Atij I është bashkuar edhe princesha Beatrice, e cila e ka mbështetur me kohë këtë organizatë bamirëse. Vëmendja jonë sakaq u përqëndrua tek Rita, gëzimi i saj dhe veshja e vecantë ngjyrë argjendi e këngëtares!



















