Në prezantimin, Rudina Magjistari, e cila e kishte ftuar në emisionin e saj, tha se aktori mjaft I njohur turk Erçan Kesal është njëkohësisht edhe regjizor, shkrimtar dhe mjek. Një njeri me një nivel të tillë intelektual e me këtë lloj formimi, moderatorja u ndje e nderuar ta kishte ne studio.
Publiku shqiptar, Kesalin e njeh më shumë si Idriz Koçovali tek seriali “Cukur“.
Aktori erdhi për herë të parë në Shqipëri, dhe rrëfeu tek “Rudina“ ndjesinë e rrallë që ka përjetuar këtu. “Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, ka thënë ai.



















