Salma Hayek po argëtohet në Instagram. Aktorja postoi një video të saj nga thriller I vitit 2004, “ After The Sunset“, duke bërë shaka për mënyrën se si ishte nga “kur kishte qenë e dobët”. Hayek, që sot është 53 vjec, aty shfaqej me sutjena të zeza dhe një minifund të zi, ndërsa është duke kërcyer, dhe trupi I saj është mbrësëlënës në atë video!
Once upon a time… when I was skinny. Érase una vez … cuando era flaca #TBT
Salma duket e mrekullueshme, e askush nuk e ka kundërshtuar një gjë të tillë! Në skenë shfaqet edhe Pierce Brosnan, I cili interpretonte në film personin që ishte dashuruar pas saj. Postimi tërhoqi vëmendjen e aktorit, që hyri menjëherë tek komentet për të bërë edhe ai komplimentet për këtë bukuri të spikatur latine. Që prej atëherë, ka kaluar kohë; Salma në 2007-tën solli në jetë vajzën e saj Valentina Paloma me bashkëshortin François-Henri Pinault, e sigurisht vitet kanë rrjedhur, megjithatë ajo vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer fizike.



















