Inagurimi Stadiumit “Air Albania” ka qenë lajmi i ditës së djeshme! Teksa tifozët zinin vendet në stolat e stadiumit të ri, në ambientet VIP të stadiumit Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një pritje me rreth 300 të ftuar, mes të cilëve Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryetari i Uefa, Ceferin. Ky inaugurim ishte padyshim një moment i vecantë për shqiptarët; “Air Albania“ përshkruhet si stadiumi më i mirë që ka pasur vendi ynë në historinë e tij, e madje, në mediat e huaja ka nisur të cilësohet si ‘Wembley i Ballkanit’.
E tashmë, ‘Air Albania Stadium’ I hapi dyert e tij për tifozët. Pikërisht e ftuar speciale në këtë event ka qenë diva e muzikës shqiptare Manjola Nallbani. Një emocion më shumë për të pranishmit, përpara të cilëve Manjola ka kënduar njërën prej këngëve më të pëlqyera të repertorit të saj, Baresha.



















