Që kur publiku pati mundësinë ta shihte, “Huslers“ ka shënuar mjaft sukses. Shumëkush mund të mendojë se patjetër, në raste të tilla, aktorët paguhen me “bollëk“, e Jennifer Lopez, nuk mund të përbëjë përjashtim, apo jo?
Gabim! Jenniferi rrëfeu se nuk është paguar për interpretimin e saj.
“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. S’fitova asgjë nga “Hustlers”. E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja, ja kush është “Jenny From the Block”. Unë bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramona-n”, ka thënë ajo. Jennifer nuk është paguar si aktore, por I ka fituar ca para si producente e ka marrë gjithashtu dhe një përqindje nga fitimet e filmit “Hustlers”.



















