Pak ditë më parë, kushërirat Anxhelina Hadërgjonaj e Beatriks Ramosaj fluturuan drejt Parisit për të kaluar një fundjavë së bashku.
Të ndodhura në një prej clubeve më të njohur në kryeqytetin francez, bukuroshet shqiptare postuan foto në rrjetin social Instagram, teksa ishin nën shoqërinë e futbollistve të njohur francezë Mbappe dhe Neymar.
Nëse menduam se kjo do të qe një foto rastësore mes dy vajzave (të panjohura për futbollistët) thjesht si fanse, duket se qenkemi gabuar.
Të paktën Beatriks duket se e ka ruajtur miqësinë me njërin prej yjeve të fushës së blertë, Mbappe dhe të paktën në rrjete sociale dyshja e ndjek njëri tjetrin.
Në një foto të postuar së fundmi nga këngëtarja shqiptare, Mbappe e ka pëlqyer postimin e Beatriks gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të fansave.



















