Ishte një fjalim I ngarkuar me emocione ai i Mario Dedivanovic në Dolby Theatre pas marrjes së çmimit “American Influencer Aëards 2019”. Grimieri me famë botërore nuk bëri një falenderim të thjeshtë për nderimin që iu rezervua; ai pranoi gjithashtu për herë të parë publikisht orientimin e vet seksual.
Mes lotësh, Mario tha se ishte gay, dhe kush e pa atë fjalim, zor e kishte të mos prekej! As e ëma nuk dinte gjë, ajo e mësoi nga vendi prapa skenës, ku dëgjonte ne heshtje. Mario ka postuar së fundi një video në Instagram, ne te cilen shpjegonte: “As nuk e kam parë fundin e videos sepse s’kam patur kohë të qëndroj vetëm për asnjë cast. Motrat më thanë se nëna ishte vendit, megjithatë unë i ndjeja kudo rrahjet e zemrës së saj dhe gjithë ditën thoja pa pushim; ‘E ndjej mamin, ajo është këtu’. Prita 37-vite që ajo të më jepte “Ok” e vet, dhe të ndihesha plotësisht i lirë. Vetëm kështu nuk do t’ja thyeja zemrën. Një ditë, do t’ju tregoj për të gjithë vendet e errëta në të cilat kam shkelur që të mpija zemrën dhe dhimbjen time. Kjo do të ndodhë kur të jem gati. Eshtë historia ime. Më duhet të marr pak kohë për ta analizuar gjithë këtë. Më duhet pak kohë për veten dhe familjen time”- ka shkruar Mario, në një mesazh të dhimbshëm, por që tregon se më në fund po arrin ta celë atë kapitull të ri e të shumëdëshiruar në jetën e tij.



















