KreuCelebrity

3 vjet pa Ergi Dinin; pas poezisë së të atit, përlot edhe mesazhi i motrës!

U mbushën plot tre vjet nga aksidenti fatkeq me motor që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të, Kejdi Halili, në moshën 21 vjecare. I ati e Ergit e kujtoi këtë ditë me një poezi mjaft prekëse për të birin e humbur tragjikisht. Ergit, në tre vjetorin e largimit; Ergi Dini, kundër aksidenteve, ka shkruar ai në rrjetet sociale, dhe më tej vjen poezia:

Ka 3 vjet,

Që ditët e mia të përcëlluara nga malli

Janë nxi

E janë ba muzgje.

Ka 3 vjet

Që rri I varur në litarin e durimit

Tuj vezhgu

Yjet që bien nga qielli

Me  shpresë se njëri nga ata

Je Ti

Që po kthehesh.

Ka tre vjet

Që Nana jote

E përhumbur

Nën vellon e bardhë

Të një ëndrre të lashtë nënash

Përgatit një dasëm

E prêt një nuse…

Që kurrë s`do të vijë.

Unë endem e endem,

Qiejve të verbër të netëve

Për me mujt me gjet

Yllin e shuar të Fatit Tand,

e me ndez edhe një herë

me flakët e mallit..

 

Nuk vonoi, dhe e motra, Barbana  publikoi një foto të Ergit në profilin e saj në Instagram, në kra të të cilës shkruante: “3 vite pa ty o gjysma shpirtit! 3 vite e humbur,3 vite duke genjyer veten cdo dite…Si mundesh te jetosh TI vetem neper kujtime?!”.

 

 

3 vite pa ty o gjysma shpirtit! 3 vite e humbur,3 vite duke genjyer veten cdo dite…Si mundesh te jetosh TI vetem neper kujtime?!

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini) on

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF