Pesë muaj pas ndarjes nga Bradley Cooper, duket se Irina Shayk ka nisur një romancë të re.
Të paktën disa foto të publikuara së fundmi në mediat e huaja ku duket supermodelja duke dalë nga një hotel në New York me një mashkull misterioz, kanë bërë që të nisin aludimet se për Shayk, Cooper tashmë është histori e shkuar.
E veshur e gjitha me xhins, pantallona e xhaketë, Irina dukej e afërt me djalin që e shoqëronte dhe rrjeti po ‘zien’ për romancëne re të Irinas.
Gjithsesi nga ana e modeles nuk ka patur asnjë reagim rreth këtij lajmi, ndaj për momentin gjithçka mbetet në kuadër të thashethemit.
Irina Shayk dhe Bradley Cooper shpallën ndarjen e tyre pesë muaj më parë dhe çifti janë prindëe të një vajze tre vjeçare të quajtur Lea.