KreuCelebrity

Arbër Çepani pranon romancën e re !

 

Arbër Çepani, ish-banor i “Big Brother” dhe pronar i njërit prej lokaleve më në zë, të Tiranës, “Komiteti”, ka pranuar se është në një lidhje sentimetale. Në  një intervistë për emisionin “Glamur Zone”, ai ka deklaruar  se ruan kontakt edhe me ish të dashurat e tij.

“Për të qenë i sinqertë kam kontakte të mira me gjithë personat që kam pasur lidhje. Sepse në fund të fundit ke kaluar diçka, një moment. Ruaj marrëdhënie miqësore. Por ka nevojë për etikë në këtë mes, për personin që ke në krah.  Kur je single e shoh pas asnjë lloj problemi të kem miqësi me ish të dashurat. Kur je i lidhur prapë nuk e shoh problem por duhet të ruash disa norma etike, elegance që personin që ke në krah të mos e bësh të ndihet e pavlerësuar.”

Çepani është një peson publik, të cilin e kemi parë në emisione të ndryshme por anjeherë për të folur, me detaje, në lidhje me jetën e tij romantike. Po ashtu edhe në këtë rast ai përveçse e ka pranuar se është në një lidhje, nuk e ka bërë publike emrin e të dashurës, duke na lënë të gjithëve kurioz.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF