KreuCelebrity

3 vite pa Ergi Dinin; i ati dedikim rrënqethës!

 

 

Kanë kaluar tre vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini. Ndonëse jeta ka vazhduar, për familjarët e tij është gjithmonë e vështirë për të pranuar këtë humbje të madhe.

Në përvjetorin e tretë të vdekjes së Ergit, i ati Dashamir Dini siç edhe bën shpesh, ka hedhur në rreshta ndjesitë e tij të dhimbjes e mallit për të birin.

“Ergit, në tre vjetorin e largimit”; e ka titulluar ai poezinë dedikuar ngjarjes më të trishtë që ka ndodhur në familjen Dini.

Këngëtari Ergi Dini u largua nga jeta në moshën 22 vjeçare, më 21 nëntor 2016 si pasojë e një aksidenti me motor.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF