Sherri mes tyre në muajin prill, nisi nga një postim i Sali Berishës i cili shpërndau një foto në Facebook ku shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”, dhe me këtë, iu referua Ermal Hoxhës. Bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta reagoi menjëherë po me një postim në rrjetet sociale. Replikat zgjatën ca, dhe sic mund të kuptohet, edhe hatërmbetjet mes palëve.
Por gjatë premierës së filmit “ Falco“ nga Bes Kallaku, Rezarta dhe e fejuara e djalit të Berishës, Shkëlzenit u panë të diskutonin duke qeshur me njëra tjetrën, e madje fotot e “Blitz.al“, I tregojnë edhe duke u përqafuar, cka lë të kuptohet se “qenka zbutur gjakrat“, dhe incidenti, të pajtën në pamje të parë, I është lënë së shkuarës.