KreuCelebrity

Të kamur, por kuzhina e Afërdita Dreshajt qenka mjaft e thjeshtë!

Nga modele dhe këngëtare, Afërdita Dreshaj që pas martesës me lojtarit e hokeit, Jakub Kindl, duket ka filluar ta pëlqejë shumë qëndrimin në shtëpi.

Bukuroshja bjonde nxorri së fundi një foto nga kuzhina e saj, ku dukej shumë  e lumtur në ambjentin e vet, tamam si një shtëpiake e vërtetë ( joshëse ama). “Lumturia gjendet tek gjërat e bëra vete”, ka shkruar Afërdita, ndërsa ne na ra në sy kuzhina e kombinuar me mjaft shije, por edhe shumë thjeshtë, pa ekzagjerime.

Aty mbizotëronte ngjyra e bardhë, që shkon mjaft këndshëm me inoksin ngjyrë argjendi të sobës. Të vetme ngjyra që bënin thyerjen, ishin të rrobave të Afërditës, sidomos bluza në një nuancë neoni të ëmbël!