KreuCelebrity

“ Njihemi që 10 vjec“; cifti i famshëm i balerinëve shqiptarë ende shumë të dashuruar!

Këtë herë, tek  “Rudina” në Tv Klan ishte I ftuar një cift balerinësh mjaft të dashur për publikun shqiptar: Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani. Ola është së fundi edhe drejtuese e trupës së baletit në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Biseda përfshiu profesionin, por edhe momente pikante nga marrëdhënia e tyre shumëvjecare. Kështu, dyshja tregoi se njihen bashkë që në moshën 10 vjec!! Historia e dashurisë ka nisur tek shfaqja në teatër me baletin ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës.

“Ne mi qenë mbrapa kuintave, siç rrinë balerinët kur presin momentin e tyre dhe aty nisi diçka, domethënë nisi si shaka, “ tha Ezdalini. “ Nisi si lojë, por doli gjë tjetër, “ vazhdoi Ola. Ezdalini tregoi më tej se e pëlqente, por nuk guxonte t’ia shprehte ndjenjat që kishte për të, se ajo ishte më e tërhequr. Dhe duket natyra e saj serioze e ka tërhequr vërtet shumë. “ Ola ishte e rezervuar, korrekte, serioze, me atë natyrën e saj strikte. Sepse unë vetë kam qenë shumë i shpërndarë, tani jam mbledhur pak… Ola është e kundërta ime. Të dy bashkë bëjmë një njeri të lezetshëm“, ishte komenti i tij. Por Manjolës cfarë I pëlqeu tek partneri?  “Të them të drejtën, nismat. Është një person që merr nisma, ka guxim shumë, ka dhe besim tek vetja dhe kjo të jep siguri. Kjo më ka tërhequr mbi të gjitha përveç pamjes”, tha ajo me sinqeritet. Cifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën 9 vjece Olesia dhe djalin 2 vjec, Oen.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF