Kush është Isea, vajza e ëmbël e artistëve shqiptarë që na përfaqëson në Eurovizion Kids!
Përfaqësueja e Shqipërisë në Eurovizion Kids, në Poloni, është Isea, vajza e Saimir Cilit dhe Suela Kalasë. Kënga e saj titullohet “Mikja ime fëmijëri’’, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga I ati. Përpara disa ditësh, ishin të dy të ftuar tek “ Rudina” në Tv Klan, ku folën më tepër për këtë bashkëpunim dhe këtë përvojë të re.
Isea është 12 vjeç dhe ka në skenë 7 vite sepse ajo ka dalë për herë të parë në moshën 5- vjeçare. I ati nuk ka qenë gjthmonë dakord që ajo të merrej me muzikë, por kjo ishte një dëshirë e saj.