KreuCelebrity

Historia prekëse e kampionit që u stërvit në kushte të mjerueshme: mbërrin lajmi i mirë për të!

Javën e parë të nëntorit,  boksieri Klevis Çelaj nga Vlora u shpall kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogramë.  Ishte një fitore gati e pabesueshme, duke pasur parasysh kushtet e mjerueshme në të cilat ky i ri ishte stërvitur. Deri edhe thesin e boksit e dorezat, i kishte dhuratë nga një shok. Klevisi në të gjithë këto vite, nuk ka marrë mbështetje nga askush, por edhe më qesharak ishte shpërblimi që mbërriti me titullin e kampionit: vetëm 140 mijë lekë të vjetra.

Aq i zhgënjyer ishte 30 vjecari, sa tha se po mendonte largimin nga vendi. Por ka një lajm të mirë për të: sensibilizmi mediatik mund të bëjë cudira të mëdha. Në një lidhje telefonike në emisionin “Historia ime”,  drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska u shpreh se bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi të jetë pjesë e Flamurtarit. “Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub”, tha ai..

I pyetur nga Mirela Milori sesa do të marrë saktësisht, ai u përgjigj 62 mijë e 500. Pa i fshehur emocionet, Klevisi u shpreh se paratë e para që do të marrë, do t’i përdorë për të rregulluar shtëpinë e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF