KreuCelebrity

Lëkundje të forta tërmeti, shembet pallati në Durrës, në Mamurras 35 vjecari humb jetën nga infarkti!

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vend me epiqendrën në qytetin bregdetar të Durrësit, ku raportohet se mund të ketë edhe të lënduar. Dyshohet se për shkak të tëmetit të fortë  në rrethinat e ketij qyteti janë shembur disa banesa. Nga të dhënat paraprake mësohet se është shembur një pallat në qytet dhe banorët ndodhen ende brenda duke kërkuar ndihmë.Gjithashtu ka të dhëna ende të pakonfirmuara dhe janë shembur dy pallate në Thumanë. Raportohet për të paktën një godinë të shembur edhe në Lushnje.

Të dhënat janë ende paraprake, thotë abcnews. Ndërkohë një  person në Mamurras ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake ai është rreth 35 vjeç dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të një infarkti, që duket ka qenë pasojë e tronditjes nga tërmeti I fortë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF