KreuCelebrity

Tyler Cameron mesa duket e zëvendësoi shumë shpejt Gigi Hadid, pas ndarjes!

 

Tyler Cameron mesa duket ka filluar të takohet me Anastasia Karanikolaou, pasi u nda nga Gigi Hadid. Ata u ndanë para disa kohësh, por ende pa u harruar ndarja e tyre, Cameron filloi të flirtonte me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Anastasian.

“Sipas informacioneve të marra nga një burim i sigurt, Tyler dhe Anastasia ishin parë duke u përkëdhelur dhe flirtuar me njëri-tjetrin, teksa kishin shkuar së bashku, në ndeshjen e Los Angeles, të “Clippers”. Pas lojës së basketbollit, ata shkuan në një ‘club’. Burimet tregojnë se ata janë takuar edhe më parë, në Los Angelos, por asgje konkrete. Madje ende jemi konfuz për këtë çështje pasi Tyler dhe Anastasia nuk e ndjekin njëri-tjetrin në instagram.”- shkruan “Thedigitalweekly”.

Anastasia Karanikolaou u bë shoqja me e ngushtë e Kylie Jenner, pasi prishi miqësinë më Jordyn Woods, ku kjo e fundit u kap me bashkëshortin e motrës së saj, Khloe Kardashian. Ato janë bërë aq shumë shoqe me njëra tjetrën sa mendohet se ato kalojnë gjithë kohën së bashku. Mendohet se festa “Playboy Party”, e organizuar nga Kylie Jenner ishte vendi ku u takua edhe me Tyler Cameron.

“Burimet shprehen se Tylor kishte thënë, se kishte shkuar në atë festë për të gjetur dashurinë.”- shkruan “Thedigitalweekly”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF