Justin Timberlake dhe Alisha Wainwright janë fotografuar në një lokal, ku po mbanin të kapura duart e njëri-tjetrit. Ata po qëndronin me një grup njerëzish të tjerë, mbi ballkonin e një shtëpie, në rrugën Bourbon. Dy personazhet publike janë duke xhiruar një film së bashku, në New Orleans, të quajtur “Palmer”.
Këngëtari me famë botërore, nuk e kishte të vendosur unazën e martesës dhe afrimiteti i tepërt me aktoren, u mendua se ishte vetëm për skenat filmike. Në dramë, ata janë protagonistët dhe luajnë një çift të dashuruarish. Një burim për “DailyMail online” konfirmoi se dy personazhet i kishin mbaruar xhirimet dhe kishin dal më pas për tu argëtuar.
“Një dëshmitar pohoi: ‘Në një moment ai kapi dorën e saj dhe e mbështeti tek gjuri i tij. Ajo më pas fillo t’i fërkonte këmbën. Më pas Justin i shtrëngoi dorën me të dyja duart asaj. Alisha dhe Justin u larguan nga lokali pas mesnatës, së bashku, ku këngëtari e kapi prej krahu.’”- shkruan “Daily Mail”
38 vjeçari është i martuar me aktoren e “HollyWood”, Jessica Biel. Ata janë të martuar prej 7 vitesh dhe kanë një djalë, 4 vjeçar, Silas. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë informacion, se ata janë ndarë, prandaj sjellja e këngëtarit na ka bërë konfuz. Nuk jemi të qartë nëse Justin është i divocuar dhe ka filluar një lidhje të sentimentale, apo kemi të bëjmë me tradhëti bashkëshortore.



















