Dua Lipa dukej si një Barbie me fustanin ngjyrë rozë në tapetin e kuq të “American Music Awards”, ku shoqërohej nga partneri i saj, Anwar Hadid.
Anwar kishte zgjedhur për këtë rast një kostum elegant bardh e zi. Cifti debutoi për herë të parë bashkë në tapetin e kuq, ku Dua dhe Anwar nuk I kursyen përkëdhelitë dhe puthjet për njëri tjetrin.
“Ai është kaq i bukur, apo jo?“, u tha këngëtarja reporterëve. Epo, jo të gjithë pajtohen me bindjen e saj. Sigurisht Dua e sheh me “sytë e zemrës“, por shume thonë se ndonëse tip interesant dhe simpatik, Anwar-i nuk mund të quhet tamam “i bukur“!



















