KreuCelebrity

Rezultati tronditës i sondazhit në Itali: 24% e italianëve mendojnë se fajin për përdhunimet, e ka veshja e femrës!

Ka shkaktuar tronditje të madhe një sondazh I realizuar së fundi nga Istat, në Itali, I cili tregoi se një nëkatër persona në vendin fqinj mendon se gratë mund ta tërheqin dhunën seksuale me mënyrën e tyre të veshjes. 39.3% e popullsisë është shprehur e bindur, se po të doje vërtet, një grua arrin t`i shpëtojë një marrëdhënieje seksuale me dhunë. 15.1%, shprehen se një grua që bëhet objekt dhune kur është e dehur ose nën ndikimin e drogës, duhet konsideruar të paktën pjesërisht përgjegjëse për atë që I ndodh.

Ky studim tatistikor mbi stereotipet e roleve gjinore dhe imazhin shoqëror të dhunës, u publikua pikërisht në  Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.

Pyetjes se përse disa burra janë të dhunshëm me gratë e tyre, 77.7% e të anketuarve iu përgjigjën duke thënë se gratë konsiderohen objekt “pronësie“.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF