Bleona kthehet 25 vite pas, tregon veten me një video!!
Karriera e saj muzikore shtrihet në më shumë se dy dekada, dhe pas një kohe kaq të gjatë, sikur e kishim harruar se si ngjante këngëtarja në fillesat e saj. Bleona na e kujtoi vetë përmes një videoje të publikuar në ‘Instagram’ , ku renditen disa prej këngëve të saj më të bukura në vite. Ajo theksoi në mënyrë të vecantë 25 nëntorin 1994, kur fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit.
“Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im Nazmi Qereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyrë, derisa i ndjeri Selim Ishmaku doli poshtë televizionit dhe na tha: ‘Ne si juri mendojmë që Bleona duhet të këndojë në festival’ – nuk arrija të ndaja lotët nga pikat e shiut….. isha 14 vjeç dhe pjesëmarrësja më e re në festival”, ka shkruar Bleona. Ne ndërkohë, na ra në sy vec të tjerave dhe fakti që pamja e këngëtares ka ndryshuar shumë prej atëherë!