Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në media, duke u kthyer prej disa kohësh në kryefjalën e mediave rozë. Mozzik dhe Loredana nuk I kanë kursuer dhe ndonjë “thumb“ njëri tjetrit, madje tani vonë reperi rrëfeu për një media zvicerane se po shkon drejt divorcit dhe nuk ka më kthim mbrapsht.
Por, pikerisht agjenti ‘00Thumb’ ka zbuluar ekskluzivisht se artistët nuk janë ndarë, dhe se të gjithë këtë histori e kanë sajuar vetë, me qëllimin që të tërhiqnin sa më shumë vëmendje. “Loredana dhe Mozzik nuk janë ndarë kurrë. Ka qenë një marketing i sajuar nga dyshja sepse e kanë të vetme mënyrë mbijetese për të qëndruar në treg. Burime të sigurta pranë çiftit thonë se janë bashkë, jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. E gjitha ka qenë e sajuar për të qëndruar në vëmendjen e publikut shqiptar. Po ta vini re, kur doli sulmi për Loredanën, ishte gazeta zvicerane “20 minuten” që sulmonte çiftin. Tani para disa ditësh, po e njëjta gazetë ka marrë një intervistë ekskluzive nga Mozzik. Kjo ka qenë e gjitha e sajuar për marketing. Kështu që, të qetësojmë njerëzit se nuk janë ndarë”, ka thënë ky burim.



















