KreuCelebrity

Rritet bilanci i viktimave, tmerri vazhdon me dy paslëkundje të forta!!

Nuk ka qetësi ende për Shqipërinë; paslëkundjet vazhdojnë, e të fundit prej tyre u regjistruan në orën 18.00, njera me magnitude 4.7. Bilanci i viktimave të tërmetit shkatërrues, që nuk ishte parë prej dekadash të tëra në vendin tonë, është rritur në 20 viktima.

Nga rrenojat e banesave në Thumanë, zona më e prekur prëj lëkundjeve të dhunshme të tokës, u nxorrën në orët e pasdites trupat e pajetë të një nëne dhe djalit të saj . Së fundi, është nxjerrë dhe trupi i një 24 vjecari nga Kosova. Pamjet filmike treguan momentin kur ai u diktua mes gërmadhave të hotelit Tropikal në Durrës. Mes tragjedisë që po përjetojnë mjaft familje shqiptare, ka pasur dhe lajme të mira: fatmirësisht 28 persona janë nxjerrë të gjallë, cka i ka dhënë edhe më shumë zemër ekipeve të emergjences për të mos u dorëzuar, por për ta vazhduar përpjekjen e tyre të shpëtimit të jetëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF