Arriti të mbijetonte për 16 orë dhe doli e gjallë nga gërmadhat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën, Diena Meçaj Karanxha, në fund e humbi betejën me vdekjen. Gruaja e re ndërroi jetë pak pasi kishte humbur vajzën e saj 8 vjecare.
Pas përpjekjeve që zgjatën për orë të tëra, forcat Renea mundën ta tërhiqnin Dienën në sipërfaqe, por ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Familjen Karanxha e kishte goditur që më parë një fatkeqësi: Diena nuk kishte shumë që kishte humbur bashkëshortin. Në 2015-tën, gruaja kishte lënë një shenim ne Facebook kushtuar të shoqit, që nuk ishte më. “Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.



















