KreuCelebrity

Tërmeti në Shqipëri, Kosova e shpall të mërkurën dite zie!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la me persona të vdekur dhe shumë të plagosur”, thuhet në vendimin e presidentit Thaçi.

Një tërmet prej 6.4 shkallësh të Richterit goditi Shqipërinë në orët e para të së martës. Epiqendra u regjistrua rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej 20 kilometrash.Tërmeti u pasua edhe ng disa lekundje të tjera të tokës.Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëz të bllokuar nën rrënoja..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF