KreuCelebrity

Historia e dhimbshme, gjyshja i shpëton jetën nipit pasi e mbulon me trup, vetë nuk arrin të mbijetojë!

Një histori e dhimbshme dashurie dhe vetëmohimi mbërrin nga Thumana, zona e goditur më rëndë nga tërmeti i fuqishëm i magnitudës 6,4 që tronditi sot Shqipërinë. Një fëmijë shpëtoi falë faktit që gjyshja e tij, në momentin e lëkundjeve, është hedhur mbi të duke e mbrojtur me trupin e saj.

Djali u nxorr i gjallë nga gërmadhat, por gjyshja fatkeqësisht, nuk ia doli dot.

Fëmija qau me te madhe kur e tërhoqën, dhe nuk i shkëputej gjyshes së pajetë nga krahët. Me këto pamje kaq të dhimbshme u përballën ekipet e shpëtimit dhe banorët që i erdhën në ndihmë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF