Kristi Reçi ishte një nga viktimat e para të tërmetit te frikshem, që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës. Studentja e mjekësisë u nxorr një ditë më parë nga rrënojat. Historia tragjike e familjes së saj nuk mbyllet me kaq; bashkë me Kristin, humbën jetën dhe vëllai i saj 22 vjecar dhe dy prindërit.
Mësohet se vajza ishte e afërme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, ishte mesazhi i djalit të kryeministrit, ndërsa mediat thone se bëhet fjalë pikërisht për studenten Kristi Reci.



















