KreuCelebrity

Ushtari nuk i mban lotët kur sheh viktimat e përqafuara; fotoja që i preku të gjithë!

Në këto momente dramatike për kombin, vështirë të përmbahen emocionet. Të gjithë presin me ankth një lajm të mirë nga ata që janë vënë në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve. Shpresa vdes e fundit, por me kalimin e orëve shanset për te bllokuarit nën gërmadha, sa vjen e zvogëlohen. Të rënda jane lajmet për jetët e humbura, të rënda pamjet në televizor, por më të rënda se për këdo tjetër, këto momente janë për ata që luftojnë me vdekjen, duke mos fituar dot gjithmonë: ekipet e shpëtimit, vullnetarët dhe ushtarët që i ndihmojnë.  Fotoja e njërit prej tyre, një ushtari që nuk mban lotët përpara tragjedisë që shpaloset në sytë e tij, I ka prekur të gjithë.

Duket se ajo është shkrepur pasi ushtari ka parë dy viktima të tërmetit, të përqafuara nën rrënoja, një pamje kjo që e ka dëshpëruar pamasë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF