KreuCelebrity

Zjarrfikësi gjen mes rrënojave në Thumanë familjarët e vet!!!

“Kemi përjetuar një shok të rëndë. Momenti më i vështirë ishte kur fëmija 7 vjeç u gjet në krahët e njeriut të vet që duket sikur e kishte futur për ta mbrojtur. Ne në atë moment patëm një përjetim goxha të thellë“; ky eshte rrëfimi tronditës i zjarrfikësit, Arben Cara, i cili ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos tek Vila Palma, kur e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Atje, nën gërmadha ndodheshin të afërm të tij, nga familja Cara.

“Kemi humbur 7 anëtarë të familjes. Ishte dhimbje e madhe. Nuk jam përqendruar vetëm te familja ime, por kam kërkuar me shpirt të gjithë familjarët e tjerë”, tha Arbeni që pavarësisht dramës së tij personale, e theksoi më shumë se një herë për Abc News, se i sheh të gjithë njëlloj, duke ndjerë të njëjtin përkushtim edhe për të tjerët. “Njerëzit prisnin me ankth që ne t’i nxirrnim ata, na shihnin si shpëtimtarë”, është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF