KreuCelebrity

X Factor 2019:  Megan McKenna FITON, ndërkohë Nicole Scherzinger trondit me performancën e saj!

 

Finalja epike dy-orëshe e  X Factor, e cila u fitua nga Megan McKenna. Ajo ngriti kupën e triumfit mbrëmjen e djeshme, në një konkurim të fortë me Jenny Ryan dhe Max dhe Harvey.


Para përfundimit të shfaqes, gjyqtarja Nicole Scherzinger tronditi publikun me performancën e saj,  në një kërcim ‘të egër’, i cili bashkoi sërisht “Pussycat Dolls”, për herë të parë pas një dekade. Ato kënduan një përzierje të hiteve të tyre më të mëdha, duke përfshirë “Loosen Up Buttons My Baby”.

Kërcimi së bashku me Carmit Bachar, Kimberley Wyatt, Ashley Roberts dhe Jessica Sutta, vuri më së shumti në dukje veshjet së bashku më Nicole, një dantella të zezë, e cila tregonte të gjitha linjat e tyre trupore, të kombinuara me një palë çizme PVC dhe një tualet magjepsës, për tipare e tyre.

Të konsideruar ‘tepër seksi’ për një shfaqje serioze si X Factor, u gjykuan nga shumë njerëz nëpër rrjete sociale, pasi sipas tyre pamja nuk ishte aspak edukative për fëmijët e tyre. Sipas publikut veshja e tyre nuk ishte e përshtatshme.

Një tifoz shkruajti: “Unë jam me idenë që mund të veshësh çfarë të duash, për të treguar turpin tuaj. Por Nicole nuk mund të guxojë aq shumë në show të tilla që ndiqen edhe nga fëmijë, mbi të gjitha në një kohë kur ora nuk shënon as 9:00 PM.”

Një shikues tjetër shpërtheu: “Çfarë  f *** kanë veshur kështu, unë mund të shohë çdo gjë.”

Dhe, me një ndjenjë të ngjashme, një tjetër tha:  “Si një porno e butë që shohin vajzat në festën e beqarisë. E turpshme për një shfaqje familjare. Censurojeni menjëherë!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF