KreuCelebrity

Tërmeti, flet ekspertja me shumë përvojë: Ja zona më e rrezikuar në Tiranë!!

Specialistja dhe ekspertja e fushës së inxhinierisë, Luljeta Bozo, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” ka folur për situatën e rëndë, ku Shqipëria u trondit nga tërmeti i 26 nëntorit duke lënë pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.Ekspertja theksoi faktin se zona më problematike në Tiranë që rrezikon  më shumë nga tërmeti është ajo e Kombinatit, pasi kjo zonë ka qenë më parë zonë kënetore.

Por si shpjegohet që tërmeti i fundit shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa dhe në pallatet Tiranës, Durrësit dhe Thumanës, për këtë ekspertja e cituar nga balkanëeb, u shpreh si më poshtë:“E kam fajin terreni dhe ndërtimi. Ku është terreni i dobët, duhet pasur shumë kujdes. Në kombinat ka qenë kënetë.  Zona ku kalon lumi Lana dhe depozitimi i Lanës janë depozitime të dobëta. Zona më e dobët në Tiranë është Kombinati. Kjo është zona që duhet të ndërtosh jo godina shumëkatëshe, në mënyrë që katet e larta mos të hyjnë në rezonancë me periodën e lëkundjeve të truallit. Duhet të vendosen disa rregulla strikte“, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF