“Jam krenare që jam shqiptare. Kam ardhur këtu të mbështes dhe të ndihmoj, e uroj që nga ky veprim i imi të frymëzojë dhe shqiptarët e tjerë që jetojnë jashtë Shqiprisë që të dhurojnë“: ka qenë ky mesazhi i këngëtarës me famë botërore Bebe Rexha, e cila mbërriti në Shqipër bashkë me të atin për të takuar familjen së cilës do t`i rindërtojë shtëpinë, e për të sensibilizuar opinionin jashtë kufijve për nevojat e mëdha që ka në vend pas tërmetit.
Këngëtarja u takua edhe me presidentin Ilir Meta. Ajo është shprehur se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave. Bebe është angazhuar maksimalisht këtë periudhë për të grumbulluar sa më shumë të ardhura përmes GoFondMe, me qëllimin që ato të përdoren nga personat në nevojë, e nga sa ka thënë me herët, ka ndërmend të sigurohet edhe vetë personalisht që këto fonde të shkojnë aty ku duhet.



















