Lufta e blogeres me sëmundjen e rrallë:“ Mjekët më dhanë 7 muaj jetë, zgjohem e lumtur për cdo ditë që kaloj… “!
Influencuesja e njohur ruse Miroslava Duma ka folur për herë të parë për problemin e rrallë shëndetësor që ka; ajo zbuloi se vuan nga një sëmundje e mushkërive dhe tregoi se për pasojë, në fillim të vitit i thanë që kishte vetëm shtatë muaj jetë.
Në një postim në ‘Instagram’ , 34 vjecarja rrëfeu betejën që ndryshoi boten e saj, frikën e madhe që pati kur i thanë se kishte vetëm 7 muaj jetë, dhe dëshirën e jashtëzakonshme që e pushtoi për tu kapur fort prej saj.
“Në fillim të këtij viti, u diagnostikova me një sëmundje të rrallë të mushkërive dhe më dhanë shtatë muaj jetë. Ishte një ndjenjë e frikshme atëherë, por teksa shoh mbrapa, e kuptoj se muajt e kaluar të rimëkëmbjes sime ishin ndoshta muajt më të lumtur të jetës sime. Ndalova prapritur dhe kuptova sa shumë e dua jetën, sa e bukur është bota jonë. Për herë të parë në jetën time, pashë blunë e shndritshme të qiellit dhe jeshilen e bukur të pemëve. Sikur kisha jetuar në një tjetër planet më parë. Zgjohem e lumtur, vetëm sepse mund të kaloj edhe një ditë. Zgjohem e lumtur sepse nuk kërkoj më shumë”, ka shkruar ajo.