Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor. Dyshja megjithatë duket se bën pjesë tek ata prindër që janë mjaft të kujdesshëm për fëmijën e tyre, dhe të rezervuar në mënyrë të vecantë me postimin e fotove në rrjetet sociale.
Ira e ka ndjekur dhe së fundi këtë edhe linjë edhe me foton e parë që hodhi në Instagram nga Dardi, e cila nuk është tamam ajo që ne po prisnim. Në fotografi në fakt, shihen vetëm këmbët e vogëlushit , me palicetat që në fund, kanë formën e një arushi.
“Dard”, kaq ka shkruar ajo në krah të fotos, duke na shtuar kureshtjen “ e përhershme“ se kujt i ngjan i vogli, mamit apo babit?



















