KreuCelebrity

Flet gjeologu i kthyer nga Italia: Ja cfarë duhet të presim tani!

Edhe pse normalisht duhet të ndodhte e kundërta, dhe situata të shkonte tashmë drejt normalizimit, frika mes banorëve të qyteteve më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, vazhdon të mbetet e lartë. Paslëkundjet që nuk po fashiten e ushqejnë panikun e qytëtarëve, një pjesë e të cilëve vazhdojnë ta shohin me tmerr qëndrimin në shtëpi.

Megjithatë, gjeologu me eksperiencë Klodian Skrame, I cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Itali, tha për News 24 se duhet të qetësohemi dhe të mësohemi me idenë se jemi vend sizmik. Duke pasur parasysh ciklet e eventeve të tilla të mëdha sizmike, Skrame thotë se një tërmet tjetër si ky mund të rikthehet pas 35 apo 40 vitesh. “ E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi zonë sizmike. Por nuk i dihet asnjëherë se kur do të ndodhë saktësisht. Ku-ja pak a shumë dihet, pasi ne zonat sizmike I njohim tashmë. Kemi qytete që kanë tërmetin apo epiqendrën poshtë këmbëve: Vlorën, Durrësin, Shkodrën, Korcën, Sarandën, Pogradecin. Kemi gjashtë linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohet tërmeti”, ka thënë ai. Gjeologu iu referua dhe rastit të familjes Lala, duke thënë se shtëpia e saj ishte ndërtuar në truallin më të keq që ekziston.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF