KreuCelebrity

Një terapi antistres si e Jonit të Arbanës na duhet të gjithëve këto ditë!

 

Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne, teksa mundohemi që t’i rikthehemi normalitetit pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit. Të prekur drejtpërdrejt nga tërmeti, apo jo, shumë qytetarë të Shqipërisë kanë pësuar gjendje shoku.

Psikologët këshillojnë terapi të ndryshme për të vegjël e të rritur, për të larguar mendimet që na lëndojnë e për të nisur pak nga pak normalitetin e jetës.

Të gatuash, duket se është një ndër terapitë më të mira për të larguar një periudhë stresante e të ngarkuar emocionalisht, e kjo vlen jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.

Nuk e dimë nëse Joni 5 vjeçar i mami Arbanës e ka përjetuar tërmetin, ama mbrëmjen e kaluar ai na dha një ide shumë të mirë që mund ta përdorim të gjithë si terapi. Joni ka vendosur të gatuajë biskotat e Krishtlindjes (sigurisht me ndihmën e mamit), dhe siç thotë edhe moderatorja Osmani në storyt e publikuara kjo është terapia më e mirë.

Sipas psikologëve gatimi na jep ndjesinë e të bërit diçka të mirë për të tjerët, duke u ndjerë të dobishëm dhe rrjedhimisht kjo sjell gëzim. Gatimi aktivizon të gjitha shqisat krijuese tonat, duke rritur nivelin e hormonit të seratoninës, i cili ndihmon në uljen e depresionit, ankthit dhe stresit. Kur jemi mes përbërësve të asaj ç’ka kemi vendosur të gatuajmë, i gjitë përqendrimi është aty tek detyra specifike që duam të realizojmë, dhe në këtë formë mendja ‘izolohet’ nga mendimet e këqija apo nga ç’po ndodh jashtë kuzhinës tuaj.

Nëse nuk e keni provuar një terapi të tillë, jua sugjerojmë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF