KreuCelebrity

De Biasi nuk e harron Shqipërinë; kontribuon për të prekurit nga tërmeti!

 

Emri i tij lidhet ngushtë me sukseset e Kombëtares Shqiptare të futbollit, e si i tillë Gianni De Biasi është një personazh shumë i dashur për shqiptarët.

Duke qenë se ish-trajneri ka qëndruar për 6 vite në Shqipëri, ai ka krijuar një lidhje të veçantë me vendin tonë. I prekur për tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit, De Biasi ka vendosur të japë kontributin e tij për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet një video mesazhi, ish-drejtuesi i Kombëtares ka ftuar miqtë e tij të huaj të japin fonde që do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

 

 

Forza Albania – sabato 14 dicembre – con gli amici di Bici E Solidarieta’ Carovigno – Spaghettata Benefica in favore delle popolazioni colpite dal Terremoto – vi esorto a partecipare tutti numerosi per dare anche noi il nostro contributo – Grazie di cuore

A post shared by Gianni De Biasi (@mrgiannidebiasi) on

“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici e Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”.- shkruan ish-trajneri krahas videos.

De Biasi ka qenë kapiten i Kombëtares Shqiptare nga viti 2011 deri në 2017-ën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF