
Tragjedia e familjes Lala është ajo që do të mbahet mend gjatë nga tërmeti shkatërrimtar I 26 nëntorit. 9 pjesëtarë të saj humbën jetën, duke e bërë tejet të rëndë dramën e kësaj familjeje. Këtë e dëshmoi qartë rrëfimi i Ali Lalës, xhaxhai i Griseldës 19 vjece për Fax News, I cili tregoi mes lotësh e dhimbjesh se kjo gjë I ka ndryshuar jetët e tyre njëherë e përgjithmonë, dhe se mund të jetë një plagë që as koha nuk do të arrijë ta shërojë dot. Ndërkohë, një I afërm pohoi për të njëjtin televizion se përvec Ramë Lalës, 17 vjecarit të vetëm të mbijetuar, ndoshta mund të ishte nxjerrë I gjallë edhe ndonjë pjesëtar tjetër, nëse do të ekzistonin pajisjet e duhura. “ Dikush tjetër mund të kishte shpëtuar nëse do të ndërhyhej në kohë; këto kanë qenë disa mungesa vincash, apo mjetesh të tjera; unë kërkoja ndihmë për mjete sa godina nuk ishte shembur komplet, ato thonin, presim të vijnë nga Italia. Faktikisht, erdhën të gjitha pasi aty u bë rrafsh..”, ka thënë ai.



















