Në shtator të këtij viti moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi historinë e dashurisë me bashkëshortin Besnik Krapi. Simpatikja e ekranit ka rrëfyer më herët se zanafilla e njohjes së dyshes daton rreth 6 vite më parë, teksa Jonida dhe Besniku bënin pjesë në kastin e aktorëve në serialin “O sa mirë”.
Tashmë zyrtarisht të martuar, çifti ka vandosur të jetojë në Kosovë dhe të vijojnë karrierën e tyre atje.
Besnik Krapi është një emër tejet i njohur në Kosovë si aktor e producent, ndërsa në fillimet e karrierës së tij ne të Bordo vumë re që bashkëshorti i Jonidës ka qenë protagonist në një prej klipeve të mikeshës së ngushtë të Vokshit, Elvana Gjata.
Bëhet fjalë për këngën “Nuk janë më”, realizuar 10 vite më parë, autori i së cilës është Flori Mumajesi.
Ndonëse Besniku e Jonida me siguri as që e njihnin njëri tjetrin asokohe, kjo është një rastësi e bukur që vite më vonë aktori i klipit do të ishte bashkëshorti i shoqes së ngushtë të këngëtares.



















