Lily James dhe Matt Smith pas 5 vitesh martesë, janë ndarë. Aktorja ishte gati të krijonte familje me bashkëshortin e saj, madje po mendonin të bëheshin me fëmijë. Këto ëndrra të ‘thurura’ u shkatërruan, për shkak të flirtimeve të tij, me mikeshat e James.
“The Sun”, nëpërmjet një burimi ka konfirmuar se çifti nuk është ndarë për shkak të tradhëtisë, por sepse ishin shumë të ngarkuar me punë dhe nuk ishin kohë të takoheshin me njëri-tjetrin.
James dhe Smith u fotografuan gjatë një darke, në “Spaniards Inn”, në Hampstead, Londër, ku duken shumë të tensionuar me njëri-tjetrin. Ata kishin katër muaj që nuk ishin takuar me njëri-tjetrin dhe ky takim vjen menjëherë pasi u aludua se ishte në një lidhje me aktorin Max Ianeselli.
Max Ianeselli, më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren shqiptare, Rita Orën.



















