KreuCelebrity

Si duket sot “Pamela Ewing“ nga seriali  “Dallas”? Është e bukur edhe 69 vjec dhe sapo ka gjetur dashurinë!

Ishte një kohë kur gratë ëndërronin t`I ngjanin dhe ishte e famshme në të gjithë botën. Asokohe, Pamela Ewing, ose më saktë Victoria Principal, ishte vetëm 27 vjec dhe në ekran, ishte e martuar me Bobby Ewing.

Kushedi sa zemra rrëmbeu në mbarë botën! Megjithatë, edhe sot që është 69 vjec, Victoria duket mjaft mirë, kjo falë një stili mjaft të shëndetshëm jetese dhe faktit që bën shumë sport.

Së fundi ka gjetur dashurinë: aktorja është parë shumë në shoqërinë e kameramanit Rick Osborn. Edhe pse janë njohur në vitin 1990 dhe ishin miq tq mirë, duket këto vitet e fundit kanë vendosur ta cojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

Edhe në 2017-tën, u “zunë mat” të kapur përdore në një plazh në Malibu. Epo, dashuria nuk njeh moshë thonë, dhe me sa duket, s`e kanë gabim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF